Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga qeveria të anulojë vendimin e çmimeve tavan për derivate

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për derivate teksa ka theksuar se ky vendim ka efekt shkatërrues për kompanitë e naftës

Fadil Berjani, OEK dhe Shoqata e Naftetareve të Kosovës

Vendimi i Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Tregtisë, për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë po kundërshtohet nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se ky vendim ka efekt shkatërrues për kompanitë e naftës.

Ai ka një lutje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të anulojë këtë vendim që siç thotë ai, është i gabuar.

“Ky vendim është i dëmshëm për biznese, pasi marzha 12 centë me pakicë është vështirë të mbijetohet. Po e lus kryeministrin Kurti që ta anulojë këtë vendim të gabuar”, ka thënë Berjani.

Sipas tij, nëse ka kompani që manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me ato kompani duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen të gjitha kompanitë.

“Nëse ka kompani që manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me ato kompani duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen kompanitë, të cilat janë korrekte në shërbim të qytetarëve dhe me çmime reale”, ka vijuar Berjani.

Në një letër që Shoqata i ka drejtuar Ministrisë, thuhet se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të vitit 2022.

Në këtë letër theksohet se ky vendim i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.

Tutje, thuhet se Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm, është duke u ballafaquar me rritje të enorme të kostove të produkteve të naftës qoftë të pagave, “normave të interesit, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj, e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë shkatërruese për kompanitë e naftës”.

“Unë e kam kundërshtuar këtë vendim edhe në një takim në kuvend që kemi pasur shoqata, ne do t’i drejtohemi Gjykatës dhe lus prapë qeverinë që ta tërheqin këtë vendim dhe Ministria të merret me ata nëse kanë të tillë që abuzojnë me çmime dhe manipulojnë”, ka theksuar Berjani.

Ai ka thënë se ndonëse gjendja ekonomike është e rëndë, çmimin sipas tij e përcakton “BERZA dhe organizata prodhuese e naftës, OPEC” teksa ka vijuar se “çmimet ideale për standardin tonë kishte me qenë 1 euro, por kjo nuk varet nga ne”.

“Republika e Kosovës është më e lira me çmime të derivateve, perveç Maqedonisë së Veriut, ku naftën e ka ma të lirë se ne, po shkaku se akcizën e ka ma te ulët për 22 centë, ndërsa benzina është si në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 28 korrik, Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror, ku me anë të një vendimi ajo ka caktuar marzhën e fitimit prej 2 centësh për litër në shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër në ato me pakicë.

Kjo masë, sipas njoftimit, nga Ministria është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, konkurrencës dhe për të parandaluar çrregullimet në treg.

Deri te ky vendim, MINT-i ka thënë se ka ardhur pas monitorimit të rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut.

Dhe për shkak të evidentimit të rritjes së çmimeve që nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror, MINT-i ka thënë se ka ndërhyrë për t’i rregulluar çmimet dhe për t’i caktuar masat e tjera mbrojtëse për këtë sektor.

“Kjo përbën bazë për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse sipas Ligjit Nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”, thuhej në njoftim.

MINT-i cakton marzhën e fitimit për pompat e derivateve

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika