Shoqata e të burgosurve politikë mbështet marshin për drejtësi në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Ideatori i platformës "Liria ka emër", Ismail Tasholli të hënën ka pritur në takim Shoqatën e të Burgosurve Politikë të cilët i ka informuar për idenë e marshit solidarizues ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë aktualisht

Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga Platforma “Liria Ka Emër”, e thirrur me 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar të hënën Shoqatën e të Burgosurve Politikë.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar për idenë e marshit solidarizues dhe organizimin e tij, që do të mbahet një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe anëtarët e pranishëm në këtë takim, deputeti Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pasi u informuan për qëllimim e marshit konfirmuan mbështetjen për të, ndërsa theksuan se ish-krerët e UÇK-së në Hagë, tash e dy vite po mbahen si të burgosur politikë.

Marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika