Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë e pakënaqur me pagat, paralajmëron veprime ligjore
Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur e shqetësuar me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve. Përmes një komunikate për media, e njëjta ka thënë se shumë pozita të të punësuarve […]
Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur e shqetësuar me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Përmes një komunikate për media, e njëjta ka thënë se shumë pozita të të punësuarve kanë pësuar degradim nga pagat.
“Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, e njëjta ka thënë se sindikata ka kërkuar rishikimin e koeficienteve të pagave.
“Sindikata në vazhdim do të ndërmarrë gjitha veprimet ligjore, duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientat e përcaktuar, sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme, siç pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje pagave në disa pozita”.
Të premten e 9 dhjetorit është miratuar në parim Projektligji për paga në sektorin publik me 68 vota pro.















