Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e popullit shqiptar ka njoftuar thirrjen për një protestë më 16 nëntor 2025 në Strasburg.
Sipas komunikatës, protesta synon kundërshtimin e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilin Këshilli e cilëson si të padrejtë, njëanshëm dhe politik.
Këshilli shpreh indinjatën ndaj veprimtarisë së Gjykatës Speciale dhe thekson se ajo po dëmton imazhin e Kosovës dhe besimin në drejtësinë ndërkombëtare.
Organizatorët kërkojnë shfuqizimin e rezolutës që çoi në krijimin e Gjykatës dhe rishikimin e gjithë procesit, duke theksuar se Lufta Çlirimtare e Kosovës mbetet vlerë historike dhe kombëtare.
Në fund, bëhet thirrje për unitet kombëtar, duke nderuar dëshmorët, luftëtarët e lirisë dhe kontributin e mërgatës shqiptare./EO
