Shoqëria civile: Ambasadat të mos shfrytëzohen për fushatë elektorale
Zyrtarisht nuk jemi në fushatë, por partia në pushtet e ka koncentruar fuqinë në takime pothuajse të çdojavshme në diasporë, herë deputetë e herë kryeministri me ministra. Më 10 nëntor në Frankfurt Kurti shkoi bashkë me ministren Gërvalla, ndërsa Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt përmes faqes zyrtare e shpërndau njoftimin duke iu bërë ftesë të […]
Zyrtarisht nuk jemi në fushatë, por partia në pushtet e ka koncentruar fuqinë në takime pothuajse të çdojavshme në diasporë, herë deputetë e herë kryeministri me ministra.
Më 10 nëntor në Frankfurt Kurti shkoi bashkë me ministren Gërvalla, ndërsa Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt përmes faqes zyrtare e shpërndau njoftimin duke iu bërë ftesë të interesuarve për takim.
Ambasadat dhe Konsullatat e kanë për detyrë që ta presin secilin udhëheqës opozitarë e në pushtet. Por nga shoqëria civile mendojnë se resurset e shtetit po përdoren edhe për qëllime e fushata politike, konkretisht për të fituar mbështetjen e votuesve.
“Gjithçka do të kishte qenë në rregull sikurse bartësit e institucioneve publike t’i shfrytëzonin këto aktivitete për të rritur intenstitetin e komunikimit me mërgatën me qëllim të angazhimit të saj në Kosovës për të rritur kontributet për të forcuar lidhjen. Gjithsesi ka rezultu që këto aktivitet janë përdor për efekte elektorale dhe partiake, dhe ky është fenomen negative që bie në kundërshtim me legjislacionin dhe parimet demokratike”,ka deklaruar Lirim Krasniqi – Organizata GERMIN.
Edhe Veton Mujaj, nga organizata “Syri i Vizionit” ka folur për këtë çështje, duke ngritur dyshime për përdorim të resurseve shtetërore për aktivitete politike.
“Si Demokraci në Veprim jemi dukë përgatitut një raport të hollësishëm me ato krejt informatat që i kemi edhe besoj që deri kah fundi i javës kemi me dalë me të gjitha hollësitë, me ato ku i shohim si DNV. Në ato se çka po shihet në opinion është se egziston mundësia e këtyre për shkak se në të njëjtën kohë, praktikisht është pak e vështirë e matshme, në të njëjtën kohë kur mbahen takime zyrtare edhe kush i organizioni pastaj takimet elektorale”, ka deklaruar Mujaj.
Mujaj thotë se përdorimi i mjeteve të shtetit për fushatë elektorale është abuzim me taksat e qytetarëve.
“Qytetarët kur e shohin se Qeveria nuk vjedh, kur shohin se nuk keqpërdoret buxheti, nuk zhvaten pasuritë e Kosovës, atëherë edhe kontribuojnë ma shumë”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nis zyrtarisht më 11 janar, ndërsa për pjesën e parafushatës, nuk ka ndonjë ligj që i përcakton rregullat, por kjo nuk nënkupton se lejohet që ambasadat dhe konsullatat, të përdoren për takime për fushatë elektorale e për të kërkuar votën.















