Shoqëria civile letër Osmanit: Kërkohet miratimi i buxhetit para zgjedhjeve

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës - 2 korrik 2025.

Një grup i gjerë organizatash të shoqërisë civile i kanë dërguar një letër publike presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e ftuar të ndërmjetësojë për tejkalimin e situatës politike aktuale dhe garantimin e funksionimit të shtetit para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në letrën e dërguar, organizatat shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e marrëveshjes politike për formimin e qeverisë së re dhe për rrezikun që sjell mosmiratimi i buxhetit për vitin 2026 dhe vonesa në ratifikimin e Marrëveshjeve me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes.

Sipas tyre, një paralizim i tillë do të ndalte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve dhe administratës publike, si dhe transferet sociale për qytetarët.

Organizatat propozojnë disa rrugë ligjore për të garantuar stabilitetin financiar dhe institucional:

Qeveria në detyrë të dorëzojë Projektligjin e buxhetit për vitin 2026 në Kuvend, duke përdorur procedura të përshpejtuara, në mënyrë që të sigurohet miratimi i tij para zgjedhjeve.

Në rast se kjo nuk realizohet, Kuvendi aktual të votojë një zgjatje të buxhetit 2025 deri në fund të marsit 2026, sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Facilitetit dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Huasë për të mundësuar arkëtimin e parapagesës dhe disbursimin e këstit të parë nga Plani i Rritjes.

Në letrën e tyre, organizatat theksojnë se e ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike dhe se roli unifikues i presidentes Osmani mund të jetë vendimtar për të shmangur krizën dhe për të forcuar besimin në institucionet e vendit dhe partneritetin me Bashkimin Evropian.

Letra është nënshkruar nga 26 organizata të shoqërisë civile, përfshirë Institutin GAP, KCSF, INDEP, EPIK, GLPS, KLGI, SHL-Kosova, Balkan Green Foundation, Community Building Mitrovica, Community Development Fund, QKSGJ, Activism Roots, FIQ, CSGD, Kosova – Women 4 Women, EC Ma Ndryshe, YMCA Kosova, TOKA, OPED, ATRC dhe PIPS, ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika