Shoqëria civile reagon për ftesën e prokurorisë për gazetarin Lirim Mehmetaj
Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit është vepra penale për të cilën gazetari Lirim Mehmetaj është ftuar të dëgjohet si i pandehur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Mehmetaj, që është opinionist dhe kryeredaktor i një portali online, është i bindur se mbrapa kallëzimit penal fshihen akterë të pushtetit përderisa tregohet i ashpër me partinë në pushtet. […]
Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit është vepra penale për të cilën gazetari Lirim Mehmetaj është ftuar të dëgjohet si i pandehur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Mehmetaj, që është opinionist dhe kryeredaktor i një portali online, është i bindur se mbrapa kallëzimit penal fshihen akterë të pushtetit përderisa tregohet i ashpër me partinë në pushtet.
“Vetëvendosja kriminale po më akuzon për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua,” tha gazetari, Lirim Mehmetaj.
Pas një sërë reagimesh, një i tillë erdhi edhe nga vetë Prokuroria Themelore që siguroi se kryeprokurori i Themelores, Zejnullah Gashi do të analizojnë veprimet e prokurores nëse ka tejkaluar kompetencat.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar Kallëzim penal privat kundër L.M. nga pala e dëmtuar D.M. Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit. Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizojë veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin.”
Por, avokati Ardian Bajraktari shprehet i bindur se nuk ka pasur elemente për këtë vepër penale andaj si kallëzim duhet të rrëzohet menjëherë.
Reagim për këtë situatë ka pasur edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“AGK është shumë e shqetësuar, për shkak se kjo i dekurajon ggazetarët në punën e tyre, dhe është një mesazh që kritika juaj mund të përfundojë në gjykata, I dërgon ata drejt cenzurës, vetëcenzurës.” u shpreh Naile Demi.
Të menjëhershëm në reagim kanë qenë edhe KMDLNJ-ja, sipas të cilëve ky është rast tipik dhe flagrant i zbatimit të drejtësisë sipas standardeve të dyfishta.
“Kjo, për KMDLNj- ë është rast tipik dhe flagrant i zbatimit te drejtësisë sipas standardeve të dyfishta dhe në kundërshtim të plotë metë drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe lirinë e shprehjes së mendimit, në veçanti.”















