Shoqëria Civile skeptike për efektin e fushatës kundër dhunës në familje
Mbi 80 aktivitete janë realizuar në Kosovë brenda dy javësh në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Nga ministria e Drejtësisë, thonë se gjatë kësaj kohe synimi ka qenë që të rritet raportimi për rastet e dhunës në familje, dhe se sipas tyre, efekti pozitiv i kësaj fushate ka […]
Mbi 80 aktivitete janë realizuar në Kosovë brenda dy javësh në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Nga ministria e Drejtësisë, thonë se gjatë kësaj kohe synimi ka qenë që të rritet raportimi për rastet e dhunës në familje, dhe se sipas tyre, efekti pozitiv i kësaj fushate ka filluar të vërehet.
“Qëllimi ynë është vetëdijësimi, parandalimi por edhe adresimi i duhur i rasteve në rastet kur ndodhi, ne kemi parë rritje të raportimeve të rasteve dhe synimi jonë është që dhuna të mos mbetet brenda dyerve të shtëpise pra, të mos mbetet e izoluar, jo vetëm ata që janë viktima të dhunës, por edhe ata që mund të jenë dëshmitarë të dhunës, për ne është e rëndësishme që të jenë mjaftueshëm të edukuar dhe ta raportojnë dhunën”, ka thënë Berita Abazi – Koordinatore kundër dhunës në familje.
Abazi e cila është koordinatore e kësaj fushate, thotë se për dallim nga viti i kaluar, ku përfaqësuesit e sistemit gjyqësor e prokurorial nuk i janë bashkuar kësaj fushate, këtë herë ka qenë ndryshe.
“Në përgatitjet tona, për fushatën ne kemi dërguar kërkesa tek institucionet tek grupi ndërministror që të bashkojnë institucionet dhe të propozojnë aktivitete, disa kanë pasur edhe iniciativa vetë dmth kanë bërë aktivitete vet, e me shumë të tjerë ne i kemi përfshirë në aktavitetet tona, sepse qëllimi ka qenë që të targetohet i tërë territori i republikës së Kosovës”, ka shtuar Berita Abazi – Koordinatore kundër dhunës në familje.
Derisa, edhe vetë ministja e Drejtësisë ka thënë se nuk do të ketë përmbyllje zyrtare të fushatës meqë aktivitetet në paradalim të dhunës në familje do vazhdojnë, nga shoqëria civile thonë se institucionet duhet të kenë prioritet çdo ditë këtë çështje.
“Fatkeqësia më e madhe në Kosovë, është se pas 16 ditëve të aktivizmit kryesisht flas këtu nga akterë të shtetit, njëfarë mënyrë harrohet dmth lufta për të mbrojtur të drejtat e grave, harrohet përpjekja për ti promovuar të drejtat e tyre në praktikë”, ka Ehat Miftaraj – IKD.
Në Kosovë viteve të fundit ka pasur rritje të raportimeve të rasteve të dhunës në familje, ku kryesisht viktima kanë qenë gratë.
Edhe sivjet, gjatë këtyre ditëve është vrarë një grua, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.















