Shoqëria civile u drejtohet deputetëve me letër për reformën zgjedhore: Cenon integritetin zgjedhor

"Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor", thuhet në reagimin e shoqërisë civile drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Ilustrim

Organizatat e shoqërisë civile u janë drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me reformën zgjedhore.

Sipas tyre, ky projektligj është tejet i rëndësishëm në vetë nivelin e demokracisë së Kosovës, është në interes të publikut që t’u nënshtrohet procedurave standarde të diskutimit dhe konsultimit me publikun e gjerë, sipas afateve optimale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Tutje e kanë kundërshtuar mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara.

“Prrandaj, ne kundërshtojmë mundësinë e trajtimit të këtij projektligji në procedura të përshpejtuara – dhe atë në të dy leximet brenda ditës së sotme. Projektligji i ri për zgjedhjet, i cili pritet të shqyrtohet si pikë e vetme në seancën e parë të sotme, në njërën anë, përveç teknikaliteteve, përmban edhe ndryshime të cilat besojmë që cenojnë integritetin zgjedhor, e në anën tjetër nuk adresojnë çështje të cilat do t’a përmirësonin nivelin e përfaqësimit demokratik në Kosovë”, thuhet në letër.

Po ashtu, në këtë letër janë listuar edhe disa nga ndryshimet më problematike të këtij projektligji, që thuhet se kanë të bëjnë me integritetin e kandidatëve, pavarësinë e KQZ-së dhe votat e kandidatëve.

Aty thuhet se p𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐯𝐞 është ndër ndryshimet më të dëmshme në kuadër të projektligjit, që cenon seriozisht integritetin zgjedhor. Me ndryshimet e propozuara, të drejtë kandidimi nuk do të kenë vetëm ata që janë të dënuar me burgim efektiv prej një ose më shumë vitesh, duke e barazvlerësuar kriterin për kandidim me atë për humbje të mandatit. Kjo dispozitë ul standardin për aplikim të kandidatëve si dhe ngushton gamën e kufizimeve mbi pamundësinë e kandidimit, duke u dhënë mundësinë kandidatëve që kanë qenë të dënuar me dënime me kusht, gjobë apo por me më pak se një vit burgim efektiv, për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Për më keq, ky ndryshim nuk merr në konsideratë faktin që sistemi gjyqësor i Kosovës shquhet për politikë të ulët ndëshkimore, meqë rast vetëm në dy vitet e fundit, mbi 80% e personave të përfshirë në vepra penale të korrupsionit, janë dënuar vetëm me kusht, me gjobë ose me më pak se një vit burgim efektiv.

“Të gjithë këta individë mund të jenë potencialisht kandidatë apo deputetë në të ardhmen, duke e cenuar seriozisht integritetin por edhe imazhin e vet Kuvendit”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se projektligji i ri rrezikon edhe 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈, meqenëse është paraparë mundësia e shkarkimit të kryesuesit apo anëtarëve të KQZ-së me propozim të 2/3 të anëtarëve të KQZ-së për rastet e dëmtimit të statusit apo integritetit të institucionit. “Këto ndryshime nuk janë në linjë me rekomandimet e misioneve të BE-së, por as me standardet ndërkombëtare, për shkak se në vend të përcaktimit se cilat janë rrethanat apo veprimet që përbëjnë cenim të statusit apo integritetit, është mundësuar politizimi i përfundimit të mandateve të anëtarëve, por sidomos Kryesuesit të KQZ-së, që do t’a zbehë besimin e publikut në këtë institucion”.

Si ndryshim përmendet edhe 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟎 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈, siç ka qenë në zgjedhjet e vitit 2007.

“Sipas statistikave zyrtare por edhe matjeve tjera, votuesit kanë pasur mesatarisht rreth 3 kandidatë të preferuar në votën preferenciale prej 5 kandidatësh, ndërsa në vet zgjedhjet e vitit 2007 kanë votuar vetëm rreth 5 kandidatë nga 10 vota preferenciale sa kishin në dispozicion. Ky ndryshim është më shumë zhvendosje e përplasjeve dhe garës brenda-partiake tek votuesit sesa që në realitet kontribuon në përfaqësim më të drejtë apo kualitativ në Kuvend. Ky ndryshim mund të jetë kundër-produktiv në raport me evitimin e grupimeve prej pesë kandidatëve që propozohen nga degë të caktuara. Dyfishimi i votës preferenciale do të dyfishojë edhe kohën e numërimit, si dhe do të rrisë potencialin e manipulimit të vullnetit qytetar nga ana e komisionerëve, sidomos në rastet kur votuesit do të shënjojnë më pak se 10 kandidatë”.

Ndërsa potencohet se n𝐮𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐮𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 do të jetë risi e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si rezultat i parregullsive dhe problemeve me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike është paraparë centralizimi i procesit të numërimit të votave të tyre nëpër secilën komunë. Ndonëse duhet të testohet në praktikë, kjo formë e numërimit mund të shoqërohet nga probleme lidhur me besimin e publikut në rezultate – duke u nisur nga vet fakti që kutitë e votimit do të hapen dy herë për numërim. Po ashtu, fakti që mund të ketë gabime gjatë numërimit të votave të subjekteve politike, mund t’a paralizojë punën e ekipeve të numërimit”.

Ndër të tjera, thuhet se pragu për kandidatët e pavarur dhe modeli “zebër” i përfaqësimit gjinor janë çështje shumë të rëndësishme, por që thuhet se nuk janë trajtuar fare në kuadër të projektligjit.

“𝐏𝐫𝐚𝐠𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫 dhe 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐢 ‘𝐳𝐞𝐛𝐞̈𝐫’ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫 janë çështje shumë të rëndësishme, por që nuk janë trajtuar fare në kuadër të projektligjit. Derisa kandidatët e pavarur duhet të fitojnë 5% të votave për të fituar një mandat, me përqindje të njëjtë, partitë politike dhe koalicionet fitojnë 6 ulëse në Kuvend, duke ngritur kështu dilemë kushtetuese për diskriminim. Sipas standardeve të shumë vendeve, duhet të ketë reduktim të pragut për kandidatë në 1% apo prag natyral, duke garantuar mosdiskriminim. Në anën tjetër, edhe pse viteve të fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e nivelit të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës edhe pa ndihmën e kuotës gjinore, situata mbetet ende larg ideales. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, por edhe sfidimit gjyqësor të kuotës gjinore prej 30% nga Avokati i Popullit, nuk do ketë pjesëmarrje të barabartë gjinore në listat zgjedhore të kandidatëve sipas modelit “zebër” – ku çdo i dyti kandidat në lista do të duhej të ishte i gjinisë tjetër, në pajtim edhe me Ligjin për Barazinë Gjinore”.

Kjo letër është përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile si Demokraci për Zhvillim (D4D), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Organizata ÇOHU.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika