Shoqërohen në polici 13 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimet për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit i ka shoqëruar 13 persona në stacionin e policisë në Ferizaj

Ilustrim





13 persona janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Këto veprimtari dyshohet se janë kryer në një lokal të fshatit Greme të komunës së Ferizajt.

“Njësitet reaguese të  stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar”, vijon komunikata.

Nga 13 të shoqëruarit në polici, është ndaluar në mbajtje vetëm një person i moshës 35-vjeçare.

“Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35-vjeçar është ndaluar në  mbajtje për 48 orë, për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e policisë.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika