Shoqërohet në Polici një person, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin në Ferizaj
Një person në fshatin Saraishtë të Ferizajt, dyshohet se të martën, ka qëlluar me pushkë gjuetie një qen. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se një pushka e gjuetisë, me 26 fishekë dhe një pistoletë i janë konfiskuar të dyshuarit. I dyshuari pas […]
Një person në fshatin Saraishtë të Ferizajt, dyshohet se të martën, ka qëlluar me pushkë gjuetie një qen. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se një pushka e gjuetisë, me 26 fishekë dhe një pistoletë i janë konfiskuar të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Saraishtë, Ferizaj 03.12.2024-15:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.















