Shoqërohet në polici një person, dyshohet se tentoi të kontrabandojë pllaka të qeramikës nga Serbia në Kosovë

Një person është shoqëruar në polici nën dyshime se ka kontrabanduar mallra nga Serbia

Një person është shoqëruar në polici, pasi në traktorin e tij po kontrabandonte pllaka të qeramikës, të cilat dyshohet të jenë marrë nga Serbia për t’u futur në Kosovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se traktori me mallra është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karaqevë.

“Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në traktorin e tij kishte të ngarkuar pllaka të qeramikës që dyshohen të jenë të kontrabanduar nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, traktori me mallra është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika