“Shota”, Rama prezanton automjetin e parë të blinduar ushtarak të prodhuar në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video, ku ka paraqitur automjetin më të ri ushtarak të prodhuar në Shqipëri, i quajtur “Shota”.

Rama shkruan se “Shota” është automjeti i parë i blinduar ushtarak “Made in Albania”.

Teksa ka lavdëruar punën e krijuar nga ekipi i vajzave, i udhëhequr nga Arjeta Puca.

“MIRËMËNGJES dhe me ‘Shotën’, automjetin e parë ushtarak të blinduar ‘Made in Albania’, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika