Shpallen të pafajshëm Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë në rastin “Drenica 1”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin lirues për kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe për Ismet Haxhën, Rrustem Rukollin, Rexhep Xhotën, Fatmir Mjakun, Skender Tahirin, Bajram Dibranin dhe Sheremet Jasharin, të cilët akuzoheshin për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.

Vendimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, i cili tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkoheshin.

“Të pandehurit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës. Nuk është provuar se kanë kryer veprat penale”, deklaroi Përlaska.

Procesi gjyqësor kishte vazhduar vetëm për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, pasi procedura për këto akuza ishte veçuar ndaj Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë.

Rasti daton nga viti 2016, kur prokurori i EULEX-it, Romulo Matues, ngriti aktakuzë lidhur me arratisjen e Sami Lushtakut dhe të dënuarve të tjerë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), gjatë kohës kur ata po merrnin trajtim mjekësor, si dhe për veprime të tjera që lidhen me këtë rast.

Gjykata Themelore kishte refuzuar në vitin 2018 kërkesat e mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës, vendim që ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë, në një procedurë të veçantë, Mervete Hasani-Lushtaku kishte pranuar fajësinë për veprën penale “Lehtësim i arratisjes së personit të privuar nga liria”, për të cilën ishte dënuar me gjobë prej 3 mijë e 500 euro.

Po ashtu, në prill të vitit 2020, Gjykata Themelore kishte liruar Lushtakun nga akuza për arratisjen nga QKUK-ja në vitin 2014, ndërsa e kishte dënuar me 12 mijë euro gjobë për dy raste të tjera të arratisjes gjatë vitit 2015. Në të njëjtin rast, shumica e të akuzuarve të tjerë ishin liruar nga akuzat, ndërsa pas rigjykimit u liruan edhe Emrush Thaqi dhe Nexhib Shatri.

Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Drenica 1”, i akuzuar edhe Sami Lushtaku

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika