Shpallet fituesi në finalen e madhe e “Mix për Mix”

Besim Berisha dhe Ardit Uka u paraqitën në finale e garës së diturisë në emisionin “Mix për Mix”. Çmimi kryesor ishte një pushim një javor në Tanushaj Beach Resort në Shëngjin, të cilin pas një loje shumë interesante dhe të ngushtë, e fitoi Besim Berisha

Besim Berisha dhe Ardit Uka u paraqitën në finale e garës së diturisë në emisionin “Mix për Mix”

Të hënën e katër korrikut ishte finalja e madhe e lojës në emisionin “Mix për Mix” me Valon Dervishollin në Radio Dukagjini.

Pas dy gjysmëfinaleve të mbajtura të enjten dhe të premten e kaluar, dy fituesit, Besim Berisha dhe Ardit Uka u paraqitën në finale e garës së diturisë në emisionin “Mix për Mix”.

Çmimi kryesor ishte një pushim një javor në Tanushaj Beach Resort në Shëngjin, të cilin pas një loje shumë interesante dhe të ngushtë, e fitoi Besim Berisha.

Në rezultatin përfundimtar Berisha mblodhi 45 pikë, teksa Uka 40.

Gara e plotë përpos në valët e Radio Dukagjinit, u transmetua drejtpërdrejt edhe në Facebook e YouTube.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika