Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pasi zjarri i furishëm i afrohet Parkut Kombëtar “Yosemite”

Kalifornia po përballet akoma me përhapjen e gjerë të zjarreve dhe së fundmi, zjarri po i afrohet edhe parkut kombëtar "Yosemite" i cili është shtëpia e disa pemëve më të mëdha dhe më të vjetra sekuoja në botë

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të Kalifornisë pasi një zjarri i cili vazhdon të përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar “Yosemite”.

I ashtuquajturi “Zjarri i Lisit” ka shpërthyer në përmasa të mëdha që nga fillimi i së premtes duke bërë që më shumë se 3,000 njerëz të evakuuohen dhe 10 shtëpi të shkatërrohen.

“Sjellja e zjarrit shpërthyes po sfidon zjarrfikësit”, ka thënë departamenti i zjarrit i Kalifornisë.

Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire), zjarri ka arritur të djegë 11,900 hektarë (4,815 hektarë) tokë, duke e bërë “Oak Fire” zjarrin më të madh aktiv në Shtetet e Bashkuara, për momentin.

Në qarkun “Mariposa” është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, transmeton “BBC“.

Në një deklaratë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka thënë se flakët po “shoqërohen nga moti i nxehtë dhe kushtet e thatësirës”.

Temperaturat në qarkun Mariposa arritën në 35.5 gradë celsius të shtunën dhe pritet të qëndrojnë në atë nivel për ditët në vijim.

Parku Kombëtar “Yosemite”, i cili shtrihet në veri-lindje të vendit është shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra sekuoja në botë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika