Shpallet konkursi për anëtarë të bordit të Telekomit të Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është shpallur konkursi për anëtarë të bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A

Telekomi i Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është shpallur konkursi për anëtarë të bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.

Sipas njoftimit, konkursi është shpallur nga sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit.

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore, sipas njoftimit duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Sipas njoftimit, të interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë deri më 16 shkurt 2024. Njoftimi inkurajon që të aplikojnë në konkurs të gjitha ata që i plotësojnë kriteret, veçanërisht gratë dhe minoritetet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika