Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të martën sërish ka shpallur konkurs për guvernator të ri, i cili do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

Pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës, procesi kthehet në pikën zero, dhe BQK-ja për herë të dytë ka shpallur konkursin për këtë pozitë.

BQK-ja në njoftimin saj ka bërë të ditur se emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar nga data e emërimit.

Më poshtë mund t’i lexoni kriteret e Konkursit të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) për pozitën e Guvernatorit.