Shpat Kasapi varroset nesër në Tetovë

Skena muzikore shqiptare u tronditur të mërkurën nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Shpat Kasapi, këngëtari i njohur shqiptar që u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, do të varroset nesër në Tetovë.

Ceremonia mortore do të nisë paraditen e së dielës, ku publiku, miqtë dhe kolegët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit.

Sipas njoftimit zyrtar të familjes, homazhet do të zhvillohen nesër, e diel, në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Pas homazheve, procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00.

 

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika