Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në emër të tij ka deklaruar kursime dhe depozitime mbi 28 mijë euro

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I pari i Podujevës, në emër të tij ka deklaruar kursime dhe depozitime mbi 28 mijë euro.

Ndërkaq në emër të fëmijëve 6 mijë e 500 euro kursime.

Në anën tjetër, Bulliqi ka deklaruar edhe 2 mijë e 500 euro kursime në emër të tij dhe bashkëshortes.

Po ashtu, Bulliqi ka deklaruar se posedon një shtëpi me 120 metra katror në vlerë 25 mijë euro dhe dy banesa në bashkëpronësi me gruan e tij në vlerë 103 mijë euro.

Pos kësaj, kreu i Podujevës ka deklaruar një truall (të përbashkët), tokë të përbashkët dhe dhe një arë. E gjitha kjo në vlerë 30 mijë euro.

Bulliqi ka deklaruar dy vetura një në emër të tij dhe një së bashku me gruan në vlerë 25 mijë euro.

Si të ardhura vjetore, Bulliqi ka deklaruar pagën e tij si kryetar, pagën nga Universiteti i Prishtinës, të ardhurat nga gruaja dhe fëmijët.

Paga e tij si kryetar komune ka vlerën një mijë e 400 euro dhe paga nga UP-ja 600 euro.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika