Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë nga Policia e Kosovës, pasi nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë që ta lironte korsinë e hyrjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për të liruar rrugën (në shiritin-hyrës) me veturën e tij”

Ndërsa, sipas raportit të Policisë së Kosovës, i arrestuari në veturën e tij “kishte edhe një kafshë-qen, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument dhe i ishte refuzuar hyrja”.

Pas interevisitmit, Policia ka bërë të ditur se ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.