Shpërndahen protestuesit në Graçanicë, lirohet rruga për qarkullim
Protestuesit në Graçanicë tashmë janë shpërndarë dhe siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, rruga Graçanicë-Prishtinë është liruar për qarkullim. Policia e Kosovës të mërkurën e ka konfirmuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë. Por, pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugën […]
Protestuesit në Graçanicë tashmë janë shpërndarë dhe siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, rruga Graçanicë-Prishtinë është liruar për qarkullim.
Policia e Kosovës të mërkurën e ka konfirmuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Por, pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.
Ata kërkuan lirimin e të arrestuarit.

Më poshtë keni edhe një video e cila është postuar në rrjete sociale, ku shihen qytetarë serbë të cilët shtyhen me Policinë e Kosovës.
After the arrest of Dragisa Milenkovic, #Serbs from #Gracanica/#Kosovo blocked the Gracanica-Pristina road.#balkans pic.twitter.com/GN7utUg0K0
— Karina Karapetyan (@KarinaKarapety8) June 21, 2023
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.















