Shpërndahen protestuesit në Zveçan

Kanë filluar të shpërndahen protestuesit në Zveçan.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, ka raportuar se kanë mbetur vetëm pak qytetarë përreth objektit të komunës.

No description available.

Pas shpërndarjes së protestuesve, ka filluar edhe pastrimi i rrugëve.

Ndërkaq, më herët ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, është parë në komunën e Zveçanit.

Ai nuk ka pranuar të flasë për media.

Ndryshe më herët, Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan, që të shpërndahen rreth orës 16:00, dhe të mblidhen sërish të mërkurën në protestë paqësore duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit.

Millosavleiq, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, ka thënë se protestat e komunitetit serb do të vazhdojnë derisa të përmbushen kërkesat e tij, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.

Lista Serbe ka kërkuar më herët që të lirohen edhe protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.

Situata sot në Zveçan është raportuar më e qetë, krahasuar me incidentet e djeshme.

Në Zveçan dje protestuesit serbë u përleshën me trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Nga përleshjet u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it dhe u raportua për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Tensionet në veri, ambasadori suedez viziton Zveçanin

 

 

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika