Shpërndahet një dokument i falsifikuar me logo të Policisë, Qeverisë e EUROPOL-it,-Policia bën thirrje për të mos rënë pre e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një dokument që po qarkullon në emaile të ndryshme kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është i falsifikuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një dokument që po qarkullon në emaile të ndryshme kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është i falsifikuar.

Sipas sqarimit të Policisë, ky dokument përmban logon e policisë, qeverisë dhe vula të ndryshme e një mbishkrim të EUROPOL-it.

Ky dokument që njofton palën për veprime ligjore nuk është dokument zyrtar i Policisë por është dokument i falsifikuar për qëllime të caktuara, sqaron Policia e Kosovës.

“Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtarë të lëshuar në emër të PK-së, i cili përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vula të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL-it, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për veprime ligjore, nuk është dokument zyrtar i Policisë së Kosovës, e aq më pak i lëshuara nga drejtori i PK-së, por janë e-maila me dokument të falsifikuar për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se ka filluar hetimet në koordinim me organet e drejtësisë, për verifikimin dhe zbulimin e kryerësve të veprës penale.

“Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika