Shpërthen kova e batalitit, punëtori rrëfen momentin e ngjarjes

Ditë më parë, një punëtori në kompaninë publike për pastrim “Ekroregjioni“ në Suharekë, iu rrezikua jeta pasi, duke ngarkuar bërllok në kamion, kova të batolitit me vaj ranë mbi fytyrën dhe trupin e tij, substancë kjo e ndaluar të hidhet në bërllok. Ai ka rrëfyer ditën e ngjarj

Punën e njëjtë e bënë tash e tri vite, por 29 prilli mund të ishte fatalë për të.

Është Gentian Qamaj, punëtori në kompaninë publike për pastrim “Ekoregjioni“ në Suharekë.

Substanca dëmtuese e cila është e ndaluar të hidhet në kosh të mbeturinave i kishte rënë Qamajt në trup e fytyrë.

Duke rrëfyer ngjarjen, ai bënë të ditur se punën për atë ditë nuk e ka ndërprerë pasi kompania kishte një arsyetim.

“Kemi marr bërllogun të një shpii dhe ka pas kanta dhe na i tham që smujm mi marr këto se është e ndalume aj tha ju duhet mi marr. Në momentin që i kemi ngarku ato kanë shpërthye. E kam vazhdua qashtu punën  pasi në firmë më kanë thënë se s’mundemi me të zëvendësua”, ka thënë Gentian Qamaj, punëtor.

E bashkë më të kishte qëlluar të jetë në ndërrim të punës edhe Jetish Muqa.

Ai thotë se kësi lloj rastesh ka pasur edhe më parë. E shqetësim për ta mbetet mungesa e sigurimt shëndetësore.

“Aty kish pas batolit e ulë të zezë. Në atë rast iku me i gjet ujë mi la sytë dhe ja kom fshi fytyrën më një xhamper. S’kemi sigurim shëndetësore. E thirrem shefin na tha s’ka punëtor se janë të zënë”, Jetish Muqa, punëtor.

Arsyen pse ky punëtor i kompanisë nuk u zëvendësua në ditën kritike ka dhënë kompania.

Sipas menaxherit të kompanisë, probleme të  ngjashme kanë në vazhdimësi por fajin e hedh tek qytetarëve.

“Qytetarët hedhin xhama e gjëra të ndaluara. Asnjë institucion nuk kanë sigurim shëndetësor. Veshjet i kanë, kanë këpuca kanë syze mbrojtës e kanë rroba.  Ne i kemi lajmuar për këto raste edhe në Komunë po s’kem qa bëjmë”, ka thënë Tahir Kolgeci, menaxher i kompanisë në rajonin e Suharekës.

Pas incidentit, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i ka ndarë mirënjohje Gentian Qamajt.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika