Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara ne WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e kafshëve ), ka lajmëruar për shpërthime të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në disa shtete.

Në Shqipëri dhe Malit te Zi tek popullata e derrave të egër, së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë ne shtetin e Serbisë ne afërsi me kufirin e Kosovës. Andaj AUV, urdhëron të gjithë fermerët mbajtës të Derrave që të ngrisin nivelin e biosigurisë (masat vetëmbrojtëse) në fermat e tyre.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ngritjen e nivelit të gatishmërisë për institucionet relevante lokale dhe qendrore siç janë: Komunat, MBPZHR, APK, Federata e Gjuetarëve të Kosovës me shoqatat e tyre në nivel vendi, për marrjen e masave te nevojshme për rastet e dyshimta nga tereni.

Sipas Agjencisë së ushqimit dhe Vetarinarisë (AUV), secili qytetarë e në veçanti fermerë duhet të lajmëroj nëse sheh ndonjë derr të ngordhur apo nëse ka dyshime në sëmundje tek ferma.

Zyrat regjionale te AUV-së do të pajisen dhe shprendajnë materialin informues ( postera, broshura) tek fermerët me këshilla të qarta profesionale për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë:

  • Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,
  • Mbani derrat në kushte të mira,
  • Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra.
  • Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
  • Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
  • Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
  • Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,
  • Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
  • Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
  • Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura.