Para disa minutash ka shpërthyer vetura e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Rasti ka ndodhur në parkingun e QKUK-së në Prishtinë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Kështu raporton Kallxo, duke shtuar se shpërthimi ka ndodhur derisa ishte duke u mbajtur mbledhja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Pas shpërthimit, mbledhja është ndërprerë raporton Kallxo.com përcjell Dukagjini.