Shpërthen zjarri në një fabrikë në Kinën qendrore, vdesin 38 persona

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se të hënën e 21 nëntorit ka shpërthyer një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore. Deri më tani numri i të vdekurve nga ky zjarr është 38

Pamje nga zjarri në Kinën qendrore. Foto: CNN





Sipas mediave shtetërore kineze, të hënën e 21 nëntorit ka shpërthyer një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore dhe ka vrarë dhjetëra njerëz.

Gazeta shtetërore “Henan Daily” ka raportuar të martën se dy persona të raportuar më parë të zhdukur ishin gjetur të vdekur pas zjarrit në fabrikë në Anyang, provincën Henan, duke e çuar numrin e të vdekurve në 38.

Transmetuesi shtetëror CCTV të martën ka raportuar se dy persona të tjerë ishin duke u trajtuar për lëndime të lehta.

Policia ka arrestuar një numër të paspecifikuar të dyshuarish në lidhje me zjarrin, të cilët zjarrfikësve iu deshën gati shtatë orë për ta shuar, sipas CCTV.

“Henan Daily” ka raportuar se sipas gjetjeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik, duke cituar autoritetet.

Gjatë viteve të fundit Kina ka patur një sërë aksidentesh industriale që kanë lënë shumë të vdekur, të cilat kanë ngritur shqetësime për sigurinë publike, raporton CNN.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz kanë vdekur pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.

Ndërsa tetorin e kaluar, të paktën tre persona janë vrarë dhe më shumë se 30 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang. Shpërthimi i gazit ka ndodhur në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera.

Në qershor të këtij viti, të paktën një person ka humbur jetën pasi një zjarr ka shpërthyer në një kompleks petrokimik në Shangai.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika