Shpërthim i fortë tritoli në lokalin e reperit Noizy në Durrës

Dy ditë pas sherrit me Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, një sasi lënde shpërthimi i është vendosur në lokalin e reperit të njohur, Noizy

Shpërthim ne lokalin e Noizyt

Një shpërthim i fuqishëm i lëndës plasëse tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ne lokalin e reperit të njohur Noizy. Sipas raportimeve të para, lënda plasëse ishte e vendosur në lokalin e rap artistit në Durrës dhe shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona brenda ambienteve dhe të vetmet dëme të raportuara janë ato të xhamave në dy kate të ndërtesës. Policia gjendet ndërkaq në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani, nuk dihen autorët që kanë vendosur lëndën plasëse, megjithatë dyshohet se është një vazhdim i konfliktit të ndodhur dy ditë më parë mes Noizyt dhe Cllevios.

Thuhet se sherri i tyre filloi pasi ky i fundit kishte folur kundër artistit në rrjete sociale dhe e kishte ofenduar. Gjithashtu, përleshja e tyre fizike ndodhi saktësisht në lokalin e Noizyt, aty ku edhe ka ndodhur shpërthimi me tritol.

Në dëshminë e parë të dhënë për Policinë e Shtetit, reperi ka deklaruar se problemet e vetme i ka me këngëtarin e të njëjtit zhaner muzikor, Cllevio-n.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika