Shpërthim në fabrikën ushtarake “Krusik” në Serbi, disa të plagosur
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e fabrikës ushtarake “Krusik” në Valjevë të Serbisë, duke lënë disa persona të plagosur. Sipas raportimeve nga N1, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në repartin e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm në […]
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e fabrikës ushtarake “Krusik” në Valjevë të Serbisë, duke lënë disa persona të plagosur.
Sipas raportimeve nga N1, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në repartin e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm në Valjevë.
Edhe nga fabrika kanë dal më një njoftim.
“Këtë mëngjes rreth orës 7:40 gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të tinitusit. Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle dëgjimi”, thuhet në njoftim.















