Shpërthim në një depo armësh në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak javësh

Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një objekt për ruajtjen e armëve në Bullgarinë qendrore gjatë natës, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji në një objekt municionesh brenda pak javësh.

Sipas mediave lokale dhe zyrtarëve bullgarë, zjarri ka shpërthyer pranë fshatit Tsareva Livada. Flakët janë parë duke ndriçuar qiellin e natës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Për momentin, zjarri është në territorin e bazës së magazinimit të fabrikës. Ai po përhapet nga një depo në tjetrën”, deklaroi guvernatorja rajonale e Gabrovos, Kristina Sidorova, në orët e para të së shtunës.

Mediat lokale raportuan se objekti i përket kompanisë EMCO, duke cituar një zyrtar të saj. Reuters nuk ka mundur menjëherë të kontaktojë kompaninë për një koment lidhur me incidentin.

EMCO drejtohet nga tregtari bullgar i armëve Emilian Gebrev, i cili sipas prokurorëve bullgarë ka qenë në shënjestër të sulmeve të mëparshme ndaj objekteve të kompanisë nga operativë rusë.

Në vitin 2024, Bullgaria lëshoi urdhër-arreste për gjashtë shtetas rusë, të dyshuar për përfshirje në shkatërrimin e depove të armëve të EMCO-së, ku ruheshin municione të destinuara për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji gjatë periudhës 2011-2020.

Në atë kohë, prokurorët bullgarë thanë se kishte arsye të mjaftueshme për të dyshuar për lidhje mes shpërthimeve në Bullgari, një tentative për helmimin e Gebrev në vitin 2015 dhe shpërthimeve në depot e municioneve në Republikën Çeke në vitin 2014.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika