Mediat turke raportuan të dielën se një shpërthim në rrugën e famshme të këmbësorëve Istiklal të Stambollit ka plagosur mbi 10 persona.

Një video e postuar në internet tregoi flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, ndërsa këmbësorët u kthyen dhe ia mbathën.

Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikës dhe polici në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.

Bugün saat 16.20 sıralarında Beyoğlu ilçemiz, Taksim İstiklal Caddesi’nde bir patlama meydana gelmiştir.

Olay yerine emniyet, sağlık, itfaiye ve AFAD ekiplerimiz sevk edilmiştir.

Can kaybı ve yaralılarımız bulunmaktadır.

Gelişmeler kamuoyuyla paylaşılacaktır.

— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 13, 2022

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësore, zjarrfikëse dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.

#BREAKING: At least 11 people injured in explosion in Istanbul, Turkey pic.twitter.com/J7vVhVRtIF

— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 13, 2022

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Transmetuesi CNN turk tha se mbi 10 persona u plagosën. Rruga është e mbushur me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 (13:30 GMT).

🇹🇷FLASH | Une explosion a eu lieu sur l’avenue Istiklal d’#Istanbul. Il y aurait de nombreux blessés.

pic.twitter.com/heLGMSl0eS

— Cerfia (@CerfiaFR) November 13, 2022

Në një video të kapur nga kamerat e sigurisë aty afër vendit të shpërthimit, shihet se si pak çaste para se të ndodhte shpërthimi, një grua ka vendosur një çantë aty pranë.