Shpërthim në urën mes SHBA-së e Kanadasë, dy të vdekur dhe mbyllje emergjente e pikëkalimeve

Një shpërthim fatal në Ujëvarën e Niagarës, ku si pasojë raportohet se kanë vdekur dy persona dhe janë mbyllur pikëkalimet kufitare SHBA-Kanada

Vendi i shpërthimit në urën mes SHBA-së e Kanadasë.

Një makinë ka shpërthyer në pikëkalimin kufitar në anën amerikane të urës SHBA-Kanada në Ujëvarën e Niagarës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave brenda makinës.

Njoftimi u bë nga një zyrtar për Associated Press në kushte anonimiteti.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e ka vlerësuar situatën si serioze.

“Është e qartë se është një situatë serioze në Ujëvarën e Niagarës”, ka deklaruar Trudeau, teksa ishte në Parlament.

Më pas, ai u ka thënë ligjvënësve se i duhej të largohej nga Parlamenti për të marrë më shumë informacione për këtë ngjarje.

Shpërthimi ka ndodhur në urën Rainbow në anën e SHBA-së, e cila lidh dy shtetet dhe kalon përmes Ujëvarës së Niagarës.

Tri pikëkalimet kufitare të tjera u mbyllën si masë parandaluese.

Autoritetet kanadeze filluan kontrollet e makinave, ndërsa Trudeau njoftoi se “masat shtesë” po ndërmerren në pikat kufitare.

FBI po heton ngjarjen, ndërsa ekipet policore për mjete shpërthyese janë të angazhuara në vendin e ngjarjes.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë tym të dendur pranë pikëkalimit kufitar dhe makinën e shpërthyer shumë afër kufirit.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland dhe guvernatorja e Nju Jorkut janë informuar për ngjarjen.

Komisioni i urës në Ujëvarën e Niagarës ka njoftuar se ka mbyllur tri pikëkalimet kufitare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika