Shpërthim në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë
Një shpërthim është dëgjuar të hënën, në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi. “Policia e Kosovës ka pranuar një informacion […]
Një shpërthim është dëgjuar të hënën, në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.















