Shpërthim në veri të Mitrovicës, dyshohet për granatë dore

"Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75", ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së enjtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ka pasur një shpërthim.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se dyshohet se shpërthimi ka të bëjë me granatë të dorës M75.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka thënë Elshani.

Përveç dëmeve të vogla materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ky rast është cekur edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ka ndodhur një shpërthim. Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika