Shpërthim te Liqeni i Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Një shpërthim ka ndodhur sot tek Liqeni i Ujmanit dhe se dy vetura janë dëmtuar. Të gjithë pushuesit që ndodheshin tek Liqeni janë larguar për shkaqe sigurie plotësisht nga Policia e Kosovës

Foto Dorentina Thaçi, TV Dukagjini.

Një shpërthim ka ndodhur sot tek Liqeni i Ujmanit dhe se dy vetura janë dëmtuar. Të gjithë pushuesit që ndodheshin tek Liqeni janë larguar për shkaqe sigurie plotësisht nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, teksa ka shtuar se të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur para 30 minutave.

Foto Dorentina Thaçi, TV Dukagjini.

Elshani theksoi se policia është duke u marrë me rastin.

“Ka pas një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin”, deklaroi Elshani për Dukagjinin.

Detaje të tjera nga ky shpërthim nuk ka deklaruar Elshani, veçse e ka konfirmuar se ka ndodhur para gjysmë ore.

Liqeni i Ujmanit

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika