Shpërthime me shok-bomba në veri, njëra afër stacionit policor

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se në afërsi të stacionit policor është hedhur një shok-bombë, gjersa një tjetër është hedhur në afërsi të shkollës teknike

Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë në veri të Mitrovicës, njëra afër stacionit policor dhe tjetra afër një shkolle teknike.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë, njëra afër stacionit të Policisë së Kosovës dhe tjetra, afër një shkolle teknike”, ka thënë Elshani.

Gjatë së premtes në Leposaviq, gazetarë dhe kameramanë janë sulmuar nga protestuesit. Këta të fundit i kanë sulmuar me shok-bomba, gurë dhe u kanë dëmtuar pajisjet. Sipas Policisë së Kosovës, numërohen 9 gazetarë të lënduar.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Gjithashtu, pak ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat policore serbe. Policia e Kosovës ka publikuar hartat duke treguar se të njëjtit ishin kidnapuar në brendësi të territorit të Kosovës.

Tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika