Shpërthime në Kiev pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar shpërthime në qytet, teksa kryeqyteti ukrainas u përball edhe me një sulm të ri rus me raketa dhe dronë më 13 nëntor.

“Më shumë dronë po hyjnë në kryeqytet. Rreziku nga raketat vazhdon. Mos dilni nga strehimoret”, shkroi Klitschko në Telegram.

Forcat ajrore ukrainase paralajmëruan më herët se një tufë dronësh dhe raketash ruse ishin nisur drejt Kievit dhe lëshuan alarmin për sulme ajrore në mbarë shtetin.

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin aktualisht po kryen sulme me raketa ndaj Kievit”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, javëve të fundit ka intensifikuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Sulmet e fundit ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe të energjisë, teksa ukrainasit po përgatiten edhe për një dimër në kohën kur lufta po vazhdon./REL

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika