Shpërthime në qytetin rus të Belgorodit

Në orët e para të mëngjesit, janë dëgjuar një seri shpërthimesh në qytetin rus të Belgorodit, afër kufirit me Ukrainën

Ilustrim

Të enjten e 27 prillit, në orët e para të mëngjesit, janë dëgjuar një seri shpërthimesh në qytetin rus të Belgorodit, afër kufirit me Ukrainën.

Sipas guvernatorit rajonal, zgjimi në Belogorod ishte ”me shpërthime të mëdha të ndodhura rreth orës 03:30”.

Fshati Staraya Nelidovka, rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën, është goditur më së shumti dhe zhurmat e mëdha kanë ardhur prej aty.

Informacionet paraprake të mediave, sugjerojnë se një depo e madhe municionesh është në flakë. Në zonat rezidenciale, ndërkohë, nuk ka dëme të raportuara dhe nuk janë raportuar as humbje jetësh në rangun e civilëve.

Provinca e Belgorodit, është në kufi me rajonet ukrainase të Luhanskut, Sumyt dhe Kharkivit. Të tre këto vende, kanë parë luftime të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, në agresionin e Moskës ndaj Kievit.

Të mërkurën shënon dita e 63-të e invazionit rus në Ukrainë, invazion ky që filloi qysh nga 24 shkurti.

Mund të theksohet se në Bucha, agresioni rus po akuzohet se kanë kryer masakra dhe gjenocid mbi civilët ukrainas, që ishin të rrethuar nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Zjarr i madh në depot e naftës në Bryansk të Rusisë

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika