“Shpërthimet në fabrikën ‘Sloboda Čačak’ rikujtim i lidhjes së Vuçiçit me qeverinë Ruse”

Drizan Shala ekspert i sigurisë ka thënë se shpërthimet që kan ndodhur së fundi në fabrikën 'Sloboda Čačak' me 4 dhe 19 qeshor të këtij viti, janë sa për t’ia rikujtuar Vuçiçit ardhjen e tij në pushtet dhe mbështetjen e tij nga qeveria ruse

Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka thënë se shpërthimet në fabrikën ‘Sloboda Čačak’, kanë ndodhur për t’ia rikujtuar Aleksander Vuçiçit ardhjen e tij në pushtet si dhe mbështetjen ndaj tij nga qeveria ruse.

Këto shpërthime nuk janë të parat në këtë fabrikë. Sipas Shalës shpërthimet e tilla që kanë ndodhur para disa viteve, kanë ndodhur që në pushtet të vie Alexandër Vuçiç.

“Pjesa e inteligjencës ushtarake Ruse sipas të gjitha premisave ishte aktivizuar në dëmtimin dhe ndërrimin e qeverisë me qeverinë e re të marionetës Aleksandër Vuçiq, ku patëm dy shpërthime me 12 janar dhe 27 dhjetor të 2010 në fabrikën e Çaçak e cila zyrtarisht nuk operonte por prap pati shpërthime ‘pyroteknike’ më lëndime të personave nga këto dy incidente dhe si për kohesidenc pas dy vite minister i ri i mbrojtjes ishte emruar Aleksander Vuçiqi”, shkruan Shala.

Sipas Shalës sabotime të tilla mund të ndodhin prapë varësisht se si zhvillohet politika Serbe me BE-në, sepse për këtë arsye Kremlini ka hapur një zyre për bashkëpunim ushtarak në Beograd, dhe një të tillë e ka hapur edhe Serbia në Moskë.

Në këtë fabrikë në vitin 2017 janë bërë investime qindra miliona dollar për të mbyllur nëvojat ushtarake duke prodhuar linjat: M79 Osa, M80 zolla, M90 zoll anti tank, municion tankesh 100 mm, 125 mm , municione të kalibrit 20,23,30,37,40 dhe 57 mm si dhe 76,100,105,122,152,155mm municion artilerie. E atëherë me qeverinë udhëheqte partia e Alexandër Vuçiçit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika