Shpërthimet në veri, Gashi: Luftë hibride e Serbisë për ta ruajtur praninë e saj në këto komuna

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se incidentet e përsëritura në veri, janë forma të luftës hibride që po përdor Serbia për të frikësuar qytetarët dhe për ta ruajtur praninë në komunat veriore

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në emisionin "FIVE"

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kjo është luftë hibride e Serbisë për të frikësuar qytetarët në veri.

“Serbia përdor forma të ndryshme të luftës hibride për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna dhe të njëjtën kohë për të ndërkombtarizuar çështjen e pakicës serbe në ato komuna dhe për të reaguar në aspektin diplomatik ndaj institucioneve ndërkombëtare të pranishme atje,” ka thënë Gashi në emisionin “FIVE”.

Gashi thotë se incidentet e përsëritura janë shqetësuese, pasi sipas tij target janë qytetarët që janë besnik ndaj institucioneve të Kosovës.

“Është Incidenti i tretë në këtë komunë, është shqetësim për faktin që jan target qytetarët që janë lojal ndaj insitucioneve të Kosovës, e në këtë drejtim është mesazh i dyfishtë, mesazhi i parë është që të gjithë ata që bashkëpunojnë me Institucionet e Kosovës, se në të ardhmen do jenë në rrezik nga këto grupe të financuara nga Serbia dhe mesazh ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që përkundër koncentrimit të madh policor në ato komuna shkalla e sigurisë nuk është në nivelin që duhet të jetë,” tha Gashi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika