Shpërthimi i minierës El Zulia: Nëntë minatorë të vdekur dhe gjashtë ende të bllokuar

Aksidenteve të regjistruara të minierave në Kolumbi u është shtuar edhe një minierë legale, nga e cila pritet të shpëtohen akoma punëtorë

Një pamje ajrore e hyrjes në minierën e qymyrit në El Zulia

Nëntë minatorë kanë vdekur dhe gjashtë mbeten akoma të bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Kolumbi, ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Minierave (ANM).

Shpërthimi pranë qytetit verior të El Zulia të hënën u shkaktua nga një grumbullim gazi që shkaktoi një zjarr dhe shembjen e një tuneli, duke bllokuar minatorët, thanë zyrtarët.

Minatorët e mbijetuar janë bllokuar nën tokë për gjashtë ditë, raporton “BBC”.

Puna e shpëtimit fillimisht u pengua nga grumbullimi i gazit si dhe shirat e dendur, por rreth 70 shpëtimtarë tani po punojnë përkundër orës për të gjetur minatorët e mbetur, raporton AFP.

Inxhinierët, gjithashtu, kanë punuar për të ventiluar boshtet, thonë zyrtarët.

Ndryshe nga shumë miniera kolumbiane, kjo funksiononte legalisht. Ajo ishte mbyllur në vitin 2021 për shkak të një përqendrimi të lartë të gazrave, por iu dha leja për t’u rihapur më 19 maj, sipas sekretarit rajonal të minierave, Jhon Olivares.

Aksidentet në miniera nuk janë të rralla në Kolumbi. Në vitin 2021 u regjistruan rreth 148 vdekje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika