Shpërthimi i tubacionit të gazit në Lituani detyron evakuimin e fshatit pranë

Sipas zyrtarëve një shpërthim në një tubacion gazi në Lituaninë qendrore ka detyruar evakuimin e një fshati aty pranë, derisa mediat lokale kanë thënë se nuk ka raportime për të lënduar

Pamja nga shpërthimi i tubacionit të gazit në Lituani. Foto: Euronews

Sipas zyrtarëve një shpërthim në një tubacion gazi në Lituaninë qendrore ka dërguar flakët pesëdhjetë metra në ajër të premten e 13 janarit, dhe ka detyruar evakuimin e një fshati aty pranë.

Mediat lokale kanë thënë se nuk ka raportime për të lënduar. Zjarrfikësit kanë ardhur me shpejtësi në vendngjarje, por nuk kanë mundur të bënin asgjë.

Kompania operatore, “Amber Grid”, ka prerë menjëherë rubinetin në tubacionin, i cili shkon paralel me një tjetër dhe transporton gaz natyror nga Klaipeda në bregdetin Baltik në Letoni. Kompania ka thënë se tubacioni tjetër nuk ishte dëmtuar.

Në një deklaratë, CEO i “Amber Grid”, Nemunas Biknius, ka thënë se rrethanat e incidentit po hetoheshin.

Në raportimet e mediave lokale thuhet se ministri letonez i energjisë ka thënë se i ishte thënë se incidenti ishte një aksident teknik, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika