Shpërthimi në veri: Inteligjenca ushtarake serbe organizon bandat atje, Vuçiqi mundohet ta luajë Putnin e vogël në Ballkan

Në mbrëmjen e së enjtes, në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të Mitrovicës, ndodhi një shpërthim i granatës së dorës, sipas informacioneve të Policisë së Kosovës. Për këtë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se kjo ngjarje është pjesë e një loje të Aleksandër Vuçiqit, presidentit serb, për të luajtur rolin e një lideri të vogël në Ballkan, në mënyrë të ngjashme me Vladimir Putinin në Rusi. Ndërsa, sh-hetuesi policor në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, argumentoi se strukturat ilegale dhe organizatat kriminale në veri janë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, dhe se ata janë të përfshirë në armësim dhe trajnim

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës ka shpërthyer një granatë dore, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka bërë me dije zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ky sulm me granatë dore ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtrri e në Burgun e Smrekovnicës.

Sveçla: Sulmi me granatë dore në veri erdhi si kundërpërgjigje për arrestimin e tre serbëve

Ky shpërthim mori vëmendjen edhe të Bashkimit Evropian, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se janë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai në një konferencë për media tha se BE-ja po i përcjell këto zhvillime me shqetësim dhe se do të reagojnë me kohë nëse është e nevojshme.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një depërshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjellë me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Stano: Po e përcjellim me shqetësim situatën në veri, do të reagojmë nëse është e nevojshme

E në të njëjtën linjë mendimi me ministrin Sveçla është edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka theksuar se me këto veprime përmes strukturave ilegale, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po mundohet ta luajë rolin e një (Vladimir) Putini (presidenti rus) të vogël në Ballkan.

“Shpërthimi është shenjë hakmarrje për arrestime  tre të arrestuarve të dyshuar për krime lufte. Edhe për të cilët ka fakte edhe pse mediat serbe kanë arsyetim ase këta nuk janë të përfshirë, por Prokuroria Speciale ka fakte se këta janë të përfshirë. Sidoqoftë… vetëm rasteve specifike e kemi pasur një situatë të qetë dhe stabile.

Vuçiq mundohet ta luajë rolin e një Putini të vogël në Ballkan, me sistemin e luftës hibride. Ai nuk ka guxim të bëjë invadim të Kosovës për shkak të rrezikut nga KFOR-i dhe NATO-ja. Por mundohet të bëjë tentativë t’i fusë ekstremistët në ato bazat ushtare kah Rashka…”, ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.

E për ish-hetuesin policor në veri të vendit, Murat Mehmeti, strukturat ilegale dhe organizatat kriminale në veri janë nën dirigjimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

“Njerëzit e Mbrojtjes Civile janë në dirigjimin e Ministrisë së Mbrojtjes… këta kanë filluar të armatosen që një kohë të gjatë, kanë mbajtë edhe trajnime… në krye të tyre ka zyrtarë të mbrojtjes që janë të inteligjencës ushtarake e ka emrin VBA (Agjencia e Sigurisë Ushtarake) edhe ata nuk përzgjedhin njerëz të botës. Grupet që i udhëheq është personi më i shkolluar në akademinë ushtare, ka qenë studenti i dytë më i mirë në gjeneratën tij. Mbiemri i tij është Veselinoviq, nuk e ka kushëri Zvokon”, ka thënë Mehmeti.

Më tej, Mehemti ka shtuar se për veprime kriminale ka persona të mjaftueshëm që janë të gatshëm në veri të Kosovës, duke theksuar se asnjëherë nuk ndodhin rastësisht.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika