Shpërthimi në Zveçan, Elshani: S’ka të lënduar, vetëm dëme minimale

Lidhur me hedhjen e një granate dore në Zveçan në mëngjesin e sotëm, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar dhe se ka vetëm dëme minimale

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, për hedhjen e një granate dore në një oborr shtëpie në Zveçan, ka thënë se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme të cilat sipas tij, janë minimale.

Lexo më shumë: Shpërthim në Zveçan, dyshohet për granatë dore

“Jemi duke marrë intervista, jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, ka thënë Elshani.

Ndërsa për djegien e veturave në veriun e vendit, Elshani ka thënë se e rëndësishme për ta është që nuk ka lëndime në njerëz.

“Situata në veri është e qetë por delikate, duke marrë parasyesh ngjarjet që janë zhvilluar deri më tani dhe ato që do të zhvillohen tash e tutje. Mirëpo, në përgjithësi situata është e qetë”, ka thënë tutje Elshani.

Kurse për zgjedhjet në veri që do të zhvillohen këtë të diel, më 21 prill, Elshani është shprehur se nuk parashohin që do të ketë ndonjë problem.

“Policia do të jetë këtu. Nëse ka nevojë për intervenim do të jemi këtu, por nuk parashohim se do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika