Shpjegimi i prokurorit se pse villat e Brezovicës u kthyen te pronarët

Disa javë më parë, Gjykata e Pejës mori një vendim të rëndësishëm lidhur me rastin e njohur si "Brezovica", ku u sekuestruan disa vila të ndërtuara në zona të ndaluara dhe me dyshime të mëdha për korrupsion, gjerësa pronarët dhe poseduesit e këtyre vilave janë autorizuar të kthehen në pronat e tyre deri në përfundim të procedurës ligjore

Foto ilustrim

Disa javë më parë, Gjykata e Pejës mori vendim që villat e sekuestruara në rastin “Brezovica” të kthehen te pronarët deri në përfundim të procedurës.

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka shpjeguar procedurën se si villat e sekuestruara janë kthyer tek pronarët. Ai ka treguar se gjykata kishte liruar villat nga sekuestrimi duke u thirrur se kërkesa e Prokurorisë është e paafatshme.

“Pasi është përmbyll kjo çështje ne vetë kemi propozuar që këto vikend-shtëpiza t’iu dorëzohen pronarëve, poseduesve në menaxhim deri sa të vendos gjykata dhe këtë në bashkëpunim me drejtorinë përkatësisht me drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe pamundësinë e tyre që ato t’i menaxhojnë” – ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se lirimi nga sekuestrimi nuk nënkupton që në të ardhmen villat nuk do të konfiskohen.

“Nuk do të thotë se ato villa nuk mund të propozohen të konfiskohen meqenëse masat për sigurimin e pasurive janë sikur masat për sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe nuk do të thotë se lirimi nga paraburgimi që është i pafajshëm mirëpo ai ka qenë më tepër lajm mediatik sepse u liruan villat e Brezovicës” – thotë Maloku.

Mbi 100 prona ishin sekuestruar në rastin “Brezovica” pasi të njëjtat dyshohet se janë ndërtuar në zona të ndaluara dhe bazuar në korrupsion.

Sipas dëshmive të publikuara në hulumtimin për “Dosjen e Korrupsionit në Brezovicë” për shumicën e ndërtimeve ishin paguar 8-10 mijë euro, para këto që kishin shkuar për pushtetarët e Shtërpcës dhe Qeverisë e Kosovës.

Prourori Maloku që po e heton rastin ka thënë në KallxoPernime se në fund të procesit sërish do të kërkohet që villat të rrënohen dhe konfiskohen për shkak se janë të ndërtuara kundërligjshëm./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika