Shpresat për të mbijetuar nga tërmeti në Turqi e Siri po zbehen, teksa numri i viktimave po rritet

Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri, teksa numri i viktimave po rritet

Foto: CNN

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes, për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, raporton CNN.

Shifra e re deri më tani përfshin mbi 17 mijë e 600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3 mijë e 300 në Siri, tashmë të shkatërruar nga lufta civile.

Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit gërmuan nëpër rrënoja – dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë – fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

Në veriperëndim të Sirisë, gjatë natës, të enjten më 9 shkurt, mbërritën kamionët e parë të OKB-së, të cilët hynë në zonën e kontrolluar nga rebelët nga Turqia, duke nënvizuar vështirësinë për t’u ndihmuar njerëzve atje.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 i së hënës, kaloi numrin e më shumë se 18 mijë 400 të vdekurve nga tërmeti i vitit 2011, i cili shkaktoi një cunami në Fukushima, Japoni, si dhe tërmetin e vitit 1999 pranë kryeqytetit turk, Stambollit, që u mori jetën rreth 18 mijë personave.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika