Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka, ish i dënuar në rastin “Bllaca” ka folur lidhur për marrëdhënien e tij me Nazim Bllacën dhe lidhjet që ky i fundit kishte me shërbimin sekret sekret.

Uka tregon se ka njohur Bllacën pasluftës teksa ka shtuar se ky i fundit kishte probleme të mëdha financiare dhe kishte borxhe të shumta.

“Nazim Bllacën e kam njohur pasluftës, në fund të vitit 2002 ose në fillim të vitit 2003. Për herë të parë e kam takuar. Dhe e kam njohur dhe e kam takuar disa herë derisa, ka ikur prej probleme të veta, ka shkuar në Serbia ka qëndruar. Edhe e ka filluar procesin e famshëm. E kam takuar përmes një miku tim, ai në atë kohë ka punuar me të dhe ma ka prezantuar si ushtar të UÇK-së edhe kemi qëndruar disa herë. Por ka qenë person i zhytur në borxhe, probleme… edhe problemet mes nesh kanë nis kur ai është munduar t’i bëjë shantazh Fahredin Gashit. Janë mesazhet, e janë ato, që thotë kam… ekzistojnë mesazhe e mesazhe që i thotë. Se ai është larguar prej borxheve dhe ka qëndruar në Seri, dhe prej atje ka bërë presion. Edhe ia kërkuar 400 mijë, 300 mijë e disa shifra pandërprerë. Por, nuk e ka arritur qëllimin. Edhe tani dihet botërisht që Nazim Bllaca ka punuar për UDB-në dhe dihet që është i rekrutuar. Atje e ka bërë skenarin bashke me eprorët e vet. Dhe është kthyer këtu. Edhe kur është kthyer këtu më ka ftuar mua të takohemi. Jemi takuar në një odë diku në fshatin Sankovc.

Arsyeja pse me ka takuar ka qenë që t’i ndihmoj se ka probleme me borxhe e me njerëz. Personave që ia iu ka pas borxhe, akne qenë persona të njohur të mi. Për shembull rasti te Shaban Syla, diku 84 mijë euro borxh. Me ndiku unë tek ai, se Shabani i ka bërë presion të madh për t’i marrë lekët”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika