“Shpresojmë të kthehet normaliteti”, urimi i banorëve të veriut për vitin 2024

Një traditë prej mbi 1 dekade, nuk është prishur as mbrëmë. Shqiptarët e lagjes “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë të Veriut, janë bërë bashkë e kanë pritur ndërrimi e moteve. Kthimi në normalitet, ka qenë urimi për vitin e ri

Kjo është mënyra se si e presin 1 janarin tash e 11 vite. Fëmijë, burra e të moshuar të “Kroit të Vitakut” në Veri të Mitrovicës janë mbledhur tek familja Kadriu, në Qendrën e Kulturës “Kadri Kadriu”, për të shënuar ndërrimin e motmoteve.

E i zoti i shtëpisë thotë se kjo tanimë është bërë traditë.

“Traditën e vazhdojmë prej që kemi ardh këtu. Traditën e kemi nis me lagjen.  Ju uroj shëndet, paqe, gëzim e harmoni dhe punë. Dhe i uroj liberalizimin që tash krejt munden me shku mu bashku. Kjo traditë e fishekzjarreve do vazhdoj sa t’jemi gjallë”, ka thënë Ali Kadriu, banor i Kroit të Vitakut.

Nipi i tij thotë se planifikon t’a vazhdoj atë.

“Më pëlqen se të gjithë jemi së bashku. Do të mendoj dhe ndoshta do e vazhdoj traditën. Dëshira ime për 2024, të jetë një vit i këndshëm dhe i mbarë”, thotë Yll Kadriu, 10-vjeçar.

Banorët thonë se organizimi ka një qëllim e njëherit, edhe një mesazh.

“Duhet të dinë që në fund të ditës këtu jetojnë njerz. Është nevojë e jonja t’i kthehemi normalitetit sepse tash si shkak i tensioneve këtu nuk ka qenë e mundur as festa të jetë festë. Shpresoj që dalëngadalë, ai normaliteti që është harru këtu të kthehet në këto pjesë”, ka theksuar Skender Sadiku, banor i Mitrovicës së Veriut.

Nga banorët thonë se rreth 70 shtëpi të shqiptarëve kanë filluar të rindërtohen në këtë pjesë të Mitrovicës.

Fishekzjarre u hodhën edhe tek Ura e Ibrit.

Ekipi i televizionit vizitoi edhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Nga ta u bë e ditur se nata e Vitit të Ri kaloi pa incidente.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika