Shqetësuese: Organizatorët e protestës ne veri, të lidhur me grupin e mercenarëve ‘Wagner’

Foto shkëput nga video (ilustrim)

Paralajmërimi i një proteste nga ana serbëve në pikën kufitare në Jarinje, pritet të jetë një nga momentet më kritike të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Burime të Radio Televizionit Dukagjini brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije se protesta është thirrur nga Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjithashtu, burimet të RTV Dukagjini brenda organeve te sigurisë, kanë treguar se protesta është lejuar të organizohet nga vetë presidenti serb, Aleksander Vuciq.

Ndërkohë, në pjesën veriore të Kosovës deri me tani, janë vendosur afër 10 barrikada. Ndërsa, në to siç shihet edhe në këtë video, kujdestarojnë njerëz të armatosur me armë të gjata.

Gjithashtu, në këtë video shihen edhe pako të cilat kanë shenja të Qendrës Humanitare Ruse me seli në Nish.

 

E fillimi i përshkallëzimit të situatës në terren, pasoi me plagosje të një pjesëtari të Policës së Kosovës nga kriminelet serbë, dhe sulme të ndryshme që pasuan pas vendosjes së barrikadave në disa rrugë në veri të Kosovës.

Ndërkaq, kur kishte shkëmbime të policisë me kriminelet serbë, pati një sulmi më shokbomb në një patrull të EULEX-it, dhe u sulmuan disa gazetarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika